Më 1 shtator 2004, militantët çeçenë sulmuan një shkollë fillore në qytetin e Beslanit në Republikën ruse të Osetisë së Veriut. Ata morën peng 1.100 mësues, fëmijë dhe të afërm të tyre, duke kërkuar tërheqjen e forcave federale nga Çeçenia si kusht për lirimin e tyre. Më 3 shtator 2004, forcat ruse të sigurisë sulmuan ndërtesën, duke rezultuar në një betejë, në të cilën humbën jetën më shumë se 330 pengje, në mesin e tyre 186 fëmijë.
Beslan: Tri ditët e terrorit

1
Ushtarët rusë në pozicione para Shkollës Nr. 1 në Beslan, pasi militantët sulmuan ndërtesën më 1 shtator 2004.

2
Gratë qëndrojnë jashtë shkollës në ditën e parë të krizës së pengjeve.

3
Një televizion në rusisht, NTV, tregon ushtarët e forcave speciale jashtë shkollës.

4
Një ushtar mbart një fëmijë pasi militantët kanë liruar 26 gra dhe fëmijë, në ditën e dytë të krizës.