Ndërlidhjet

Besimtarët myslimanë e festojnë Kurban Bajramin

Myslimanët në Kosovë dhe në gjithë botën e shënuan festën e Kurban Bajramit të dielën, më 16 qershor.

Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes se namazit të Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, bëri thirrje për paqen në gjithë botën në fjalimin e tij.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me pelegrinazhin e Haxhillëkut dhe flijimin e kurbanit apo therjen e dashit.

Haxhillëku është një ndër pesë shtyllat e Islamit.

Sipas mundësive fizike dhe financiare, myslimanëve u kërkohet që ta kryejnë këtë ritual së paku një herë në jetë.

Rituali pesëditor mbahet në Arabinë Saudite, ku ndodhen vendet më të shenjta të Islamit.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG