Ndërlidhjet

Boeing: Gati 44.000 aeroplanë do të nevojiten deri më 2043


Aeroplan i kompanisë Beoing.
Aeroplan i kompanisë Beoing.

Prodhuesi amerikan, Boeing parashikon që industria e aviacionit do të ketë nevojë për gati 44.000 aeroplanë në dy dekadat e ardhshme, sipas një parashikimi afatgjatë.

Boeing pret që numri total i aeroplanëve për pasagjerë dhe mallra do të dyfishohet deri më 2043.

"Udhëtimet janë më të rëndësishme tani sesa para pandemisë së koronavirusit", ka thënë menaxheri i kompanisë, Darren Hulst.

Kërkesa është duke u rritur për shkak se aeroplanët po zëvendësohen më vonë sesa që duhet, për shkak të pengesave në dorëzim.

Si mesatare, ai ka thënë se flota e aeroplanëve është një deri në një vit e gjysmë më e vjetër sesa para pandemisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG