Fotografitë tregojnë dëmet që besohet se janë shkaktuar nga militantët rusë, me bazë në Ukrainë, pas një sulmi të dyshuar në rajonin Belgorod të Rusisë. (Përgatiti: Valona Tela)
Belgorodi rus pas "sulmit ndërkufitar"

1
Në këtë fotografi shihen automjete të blinduara, Humvees, të prodhuara nga SHBA-ja. Pamjet janë lëshuar nga autoritetet ruse më 23 maj, pas, siç është thënë, një sulmi ndërkufitar në rajonin Belgorod të Rusisë, që ka nisur një ditë më parë.

2
Pamja e këtij automjeti të dëmtuar, në të cilin shkruan "Për Bahmutin", besohet se është marrë brenda Rusisë, më 23 maj.
Sulmin në Belgorod thuhet ta kenë nisur Korpusi Vullnetar Rus dhe Legjioni i Rusisë së Lirë. Të dyja grupet përbëhen nga rusë etnikë, që kanë luftuar së bashku me ushtrinë ukrainase kundër pushtimit rus.

3
Anëtarë të Korpusit Vullnetar Rus shfaqin flamurin e tyre. Fotografia besohet se është bërë brenda territorit rus dhe është publikuar më 23 maj.
Michael Colborne, gazetar nga grupi investigativ Bellingcat, tha për Vice News se i ka njohur menjëherë disa nga burrat që dyshohet se janë përfshirë në sulm.
“Këta janë njerëz që kanë organizuar net adhurimi për Hitlerin, kanë shkruar poema për Hitlerin dhe kanë udhëhequr grupe, emrat dhe këngët e të cilave janë për Hitlerin”, tha ai.

4
Fotografitë e postuara në Telegram nga guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, më 23 maj, tregojnë pasojat e dukshme të sulmit.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në të njëjën ditë se trupat e saj kanë rrethuar luftëtarët e armikut dhe kanë përdorur "sulme ajrore dhe zjarr artilerie" për t'i zmbrapsur forcat, duke vrarë shumë prej tyre.
Këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.