Ndërlidhjet

Belgjika akuzon tre çeçenë për planifikim të një sulmi terrorist


Policia belge. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Policia belge. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Tre anëtarë të dyshuar të degës afgane të grupit ekstremist, Shteti Islamik, IS-Korasan, janë arrestuar në bastisjet e kryera nga Belgjikë. Ata akuzohen për planifikim të një sulmi terrorist, tha zyra e Prokurorit të Shtetit.

Katër persona të tjerë u arrestuan gjatë bastisjeve në mbarë shtetin të enjten, por më pas janë liruar pas marrjes në pyetje, u tha në njoftim.

Prokurorët thanë se shtatë personat e arrestuar në Belgjikë ishin vendas të Çeçenisë, ndërkaq tre prej tyre, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë, dyshohet se janë anëtarë të IS-K.

Prokurorët belgë thanë se nuk ka indikacione që të dyshuarit veçse kishin zgjedhur një shënjestër specifike, ndërkaq nuk kanë më shumë detaje për këtë rast.

Megjithatë, pavarësisht se nuk ka pasur indikacione për një shënjestër specifike, sipas mediave belge, hetuesit belgë nuk kanë dashur të rrezikojnë, në kohën kur në Paris po mbahen Lojërat Olimpike, e ku shteti është në gatishmëri të lartë të sigurisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG