Ndërlidhjet

BE-ja ndan edhe 325 milionë euro për refugjatët në Turqi


Disa fëmijë sirianë duke luajtur brenda një kampi të refugjatëve në provincën Hatay në Turqi. Fotografi nga arkivi.
Disa fëmijë sirianë duke luajtur brenda një kampi të refugjatëve në provincën Hatay në Turqi. Fotografi nga arkivi.

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi më 2 dhjetor se do të shpërndajë edhe 325 milionë euro për refugjatët në Turqi, pjesë e planit të ndihmës për këtë shtet. Turqia aktualisht strehon numrin më i lartë të refugjatëve në botë.

BE-ja qysh në qershor kishte miratuar planin për ta ndihmuar Turqinë me 3 miliardë euro nga 2021-ta deri më 2024-ën për të ndihmuar miliona refugjatë sirianë të strehuar në Turqi.

Fondet do t’u shpërndahen vet refugjatëve, duke ndihmuar kështu më shumë se 1.5 milion njerëz për të mbuluar nevojat bazë si ushqimi, qiraja, transporti apo ilaçet.

Një studim i fundit i kryer nga Gjysmëhëna e Kuqe turke dhe Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka zbuluar që niveli i borxhit në mesin e refugjatëve në Turqi është dyfishuar që nga shpërthimi i pandemisë.

Turqia strehon më shumë se 5 milionë refugjatë dhe migrantë shumica prej tyre të ikur nga lufta në Siri, dhe mbetet rruga e preferuar për të tjerë njerëz që ikin nga konflikti për të hyrë në Evropë.

Në vitin 2016, një vit pas krizës me refugjatë kur më shumë se një milion prej tyre hynë në Evropë, BE-ja premtoi të ndihmojë Turqinë me 6 miliardë euro.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG