Ndërlidhjet

BE ndihmon Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në luftim të zjarreve


Edhe Serbia i ka dorëzuar helikopterë Maqedonisë së Veriut, për t'i luftuar zjarret.
Edhe Serbia i ka dorëzuar helikopterë Maqedonisë së Veriut, për t'i luftuar zjarret.

Komisioni Evropian do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në luftim të zjarreve pyjore, ka thënë të martën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari.

Ai ka thënë se katër helikopterë dhe tre aeroplanë për luftim të zjarreve janë dërguar në Maqedoninë e Veriut, e cila është në gjendje krize që 30 ditë.

Ujvari ka thënë se dy helikopterë për luftim zjarresh do të dërgohen nga Republika Çeke për në Bullgari.

Në Maqedoninë e Veriut është në fuqi një ndalesë e plotë në lëvizjet në pyje, për shkak të rrezikut nga zjarret, të cilat kërcënojnë qindra hektarë tokë.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se helikopterët e ofruar prej Beogradit synojnë vetëm shuarjen e zjarreve dhe nuk janë shenjë e dominimit ushtarak.

Përveç Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe Shqipëria është duke u përballur me zjarre në disa zona.

Të ndihmuara nga erërat dhe temperaturat e larta, zjarret po përhapen me lehtësi duke rrezikuar disa vendbanime.

Ditëve të fundit, i gjithë rajoni i Ballkanit po përballet me temperatura tejet të larta – deri në 40 gradë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG