Ndërlidhjet

BE-ja do t'i ndajë Tunizisë 105 milionë euro për të frenuar migrimin


Një anije me migrantë në ujërat e Spanjes.
Një anije me migrantë në ujërat e Spanjes.

Bashkimi Evropian do t'i ndajë Tunizisë 105 milionë euro për vitin 2023 për të frenuar migrimin e parregullt, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Paratë synojnë të mbështesin Tunizinë në menaxhimin e kufijve, kërkimin dhe shpëtimin, si dhe kundër operacioneve të kontrabandës, tha Von der Leyen në Tunis.

Kjo mbështetje financiare është gati tri herë më shumë sesa mesatarja vjetore e financimit në lidhje me migrimin që BE-ja ndau për Tunizinë në dy vitet e fundit , tha Von der Leyen.

Von der Leyen tha se është interes i përbashkët i BE-së dhe Tunizisë që të ndalin kontrabandistët dhe trafikantët me migrantë.

Shefja e Komisionit Evropian, i bëri këto komente pas takimit të përbashkët të saj me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe presidentin tunizian, Kais Saied.

Përfaqësuesit evropian kanë quar përpara përpjekjet që të arrijnë një marrëveshje me Tunizinë që të parandalojë nisjen e anijeve me mirgantë nga territori i saj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG