Ndërlidhjet

Shqipëria i ofron NATO-s bazën detare të ndërtuar nga ish-sovjetikët


Baza detare e Pashalimanit, e vendosur në fundin jugperëndimor të Gjirit të Vlorës pranë Orikumit, Shqipëri.
Baza detare e Pashalimanit, e vendosur në fundin jugperëndimor të Gjirit të Vlorës pranë Orikumit, Shqipëri.

Shqipëria i ka ofruar NATO-s një bazë detare, me qëllim për të nxjerrë në pah, "në këto kohë të vështira" vlerën e shtetit të vogël në aleancën e Atlantikut Verior , deklaroi të enjten zyra e kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama tha se baza detare e Pashalimanit, 180 kilometra në jug të Tiranës, mund të jetë “një vlerë e shtuar”, për aleancën dhe se ishte përgatitur një projekt për rinovimin e saj.

“Në këto kohë të rrezikshme besoj se gjenerali (i pranishëm) mund të mendojë të ketë një bazë detare të NATO-s në Shqipëri”, tha Rama.

Shqipëria, e cila u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009, i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Nëndetësja sovjetike e Shqipërisë që refuzon të fundoset
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:52 0:00

Baza e Pashalimanit e cila ndodhet në gjirin e Vlorës u ndërtua në vitet 1950 kur Bashkimi Sovjetik solli në Shqipëri 12 nëndetëse, duke e bërë atë bazën e vetme detare që ata kishin asokohe në Mesdhe. Pas prishjes së lidhjeve Tiranë-Moskë në vitin 1961, Pashalimani mbeti si një bazë detare ku strehoheshin katër nëndetëset e mbetura dhe anije të tjera të vogla ushtarake.

Baza u grabit, duke përfshirë materiale të shumta nga nëndetëset, gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri, kur popullsia më e varfër e Evropës humbi kursimet e saj në skemat e dështuara piramidale. Tre nga nëndetëset u shitën për skrap, ndërsa e katërta ka mbetur aty, teksa qeveria po shqyrton nëse do ta kthejë atë në muze.

Pashalimani u rinovua nga Turqia dhe që atëherë është përdorur si bazë detare për disa anije ushtarake, që patrullojnë detet Jon dhe Adriatik.

NATO gjithashtu ka nisur punën për të përmirësuar bazën ajrore të Kuçovës, edhe kjo e epokës komuniste, e cila ndodhet 85 kilometra në jug të kryeqytetit dhe do të përdoret për operacionet e ushtarake të aleancës euroatlantike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG