Ndërlidhjet

BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e Serbisë për të anuluar EuroPride


Parada e Krenarisë e mbajtur në Beograd më 18 shtator, 2021.
Parada e Krenarisë e mbajtur në Beograd më 18 shtator, 2021.

Bashkimi Evropian shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë që të anulojë apo shtyjë mbajtjen e EuroPride, teksa tha se blloku evropian mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit.

“EuroPride për vite me radhë ka avokuar për të drejta të barabarta për qytetarët LGBTIQ në mbarë Evropën, duke u dhënë zë atyre që shpesh janë të diskriminuar për shkak të orientimit të tyre seksual. Këto janë të drejta themelore për BE-në dhe ne presim që edhe partnerët tanë të ngushtë t’i respektojnë ato”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e bllokut evropian, Ana Pisonero.

BE-ja, tha ajo do të mirëpres sqarime shtesë nga autoritetet në Serbi, lidhur me vendimin e tyre që të anulojnë mbajtjen e EuroPride, që ishte paraparë të zhvillohej në shtator.

“Ne do ta përcjellim këtë situatë nga afër. Ne shpresojmë se do të gjendet një mënyrë që Europride të mbahet në ambient paqësor dhe të sigurt”, shtoi Pisonero.

Më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se EuroPride – që përfshin Paradën e Krenarisë – i paraparë për në shtator, është anuluar ose shtyrë.

Ai tha se të drejtat e minoritetit janë nën kërcënim, por shtoi se shteti është në presion nga të gjitha palët.

EuroPride është një ngjarje ndërkombëtare dedikuar pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ, që mbahet çdo vit në qytete të ndryshme. Këtë vit ishte paraparë të mbahej në Beograd të Serbisë në muajin shtator.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG