"Barbie" mbërrin në kinematë ruse përmes piratërisë
Me veshje rozë, rusë të rinj po mbushin kinematë në vendin e tyre, për të parë versione ilegale të filmit “Barbie”. Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, studiot e Hollivudit kanë ndërprerë publikimet në kinematë ruse. Sipas uebfaqes ruse Kinopoisk.ru, rreth 600 kinema në Rusi po shfaqin filma të siguruar përmes piratërisë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)