Ndërlidhjet

Barbie, filmi më fitimprurës ndonjëherë për kompaninë Warner Bros


Aktorja Margot Robbie në premierën e filmit Barbie në Londër.
Aktorja Margot Robbie në premierën e filmit Barbie në Londër.

Filmi i regjisores Greta Gerwig, Barbie, e ka tejkaluar filmin The Dark Knight, të shpërndarë nga Warner Bros, si filmi më fitimprurës ndonjëherë për kompaninë në Shtetet e Bashkuara.

Ky lajm vjen pasi filmi Barbie, me aktoren Margot Robbie në rol kryesor, ka arkëtuar më shumë se 537 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, më pak se një muaj pasi ka nisur shfaqjen në kinema, më 21 korrik.

Filmi The Dark Knight, fitues i Çmimit Oscar, i lëshuar në fundjavën e njëjtë në korrik të vitit 2008, pati fituar 536 milionë dollarë nga kinematë në SHBA.

Por, ky nuk është rekordi i vetëm që është thyer nga Barbie.

Ky film e ka tejkaluar edhe suksesin e filmit Captain Marvel të vitit 2019.

Barbie, në të cilin luan edhe aktori Ryan Gosling, ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë nga shitjet e biletave në gjithë botën, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave që janë realizuar nën regjinë e grave.

Ndonëse disa konservatorë, përfshirë senatorin Ted Cruz dhe komentatorin Ben Shapiro, e kanë kritikuar atë që e kanë quajtur si mesazh me elemente diskriminuese të filmit, diçka e tillë nuk ia ka ndalur suksesin që pritet të vazhdojë edhe një kohë.

Aktorja Margot Robbie, e cila është edhe producente e filmit, pritet t’i fitojë rreth 50 milionë dollarë nga filmi, falë shitjeve të biletave dhe përfitimeve shtesë nga kompania që e shpërndan atë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG