Në Kosovë, më 14 nëntor mbahet rundi i balotazhit, ku qytetarët zgjedhin krerët e rinj të 21 komunave, pasi më 17 tetor zgjodhën kryetarët e 19 komunave dhe anëtarët e rinj të asambleve komunale. Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.