Ndërlidhjet

Si u zhvillua raundi i balotazhit?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të rrethit të dytë të votimeve për kryetarë të komunave.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

Kryetarët e rinj në 38 komunat e Kosovës

Bazuar në rezultatet preliminare (jo përfundimtare) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të publikuara në faqen zyrtare, këta janë kryetarët e rinj në 38 komunat e Kosovës :

Prishtinë: Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje

Gjakovë: Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Gjilan: Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Mitrovicë e Jugut: Agim Bahtiri, Aleanca Kosova e Re

Prizren: Mytahir Haskukaj, Lëvizja Vetëvendosje

Ferizaj: Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës

Istog: Haki Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës

Obiliq: Xhafer Gashi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Podujevë: Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës

Klinë: Zenun Elezaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Kaçanik: Besim Ilazi, Partia Demokratike e Kosovës

Kamenicë: Qëndron Kastarati, Lëvizja Vetëvendosje

Rahovec: Smajl Latifi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Shtime: Naim Ismajli, Partia Demokratike e Kosovës

Suharekë: Bali Muahrremaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Vushtrri: Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Malishevë: Ragip Begaj, Nisma për Kosovën

Dragash: Shaban Shabani, Partia Demokratike e Kosovës

Kllokot: Strahinja Spasiq, Lista Serbe

Partesh: rivotim - Dragan Petkoviq, Lista Serbe

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:

Pejë: Gazmend Muhaxhiri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Deçan: Bashkim Ramosaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Fushë Kosovë: Burim Berisha, Lidhja Demokratike e Kosovës

Skenderaj: Bekim Jashari - kandidat i pavarur

Drenas: Ramiz Lladrovci, Partia Demokratike e Kosovës

Han i Elezit: Rufki Suma - kandidat i pavarur

Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe

Leposaviç: Zoran Todiq nga Lista Serbe

Lipjan: Imri Ahmeti, Lidhja Demokratike e Kosovës

Novobërdë: Svetislav Ivanoçiq, Lista Serbe

Shtërpcë: Bratislav Nikoliq, Lista Serbe

Viti: Sokol Haliti, Lidhja Demokratike e Kosovës

Zubin Potok: Stevan Vuloviq, Lista Serbe

Zveçan : Vuçina Jankoviq, Lista Serbe

Junik: Agron Kuqi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Mamushë: Abdulhadi Krasniq, Partia Demokratike Turke e Kosovës

Graçanicë: Srdjan Popoviq, Lista Serbe

Ranilug: Vladica Aritonoviq, Lista Serbe

Nga sa komuna fituan partitë politike?

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (të cilat mund të ndryshojnë pas publikimit të rezultateve përfundimtare), partitë politike kanë fituar:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 8 komuna

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 7 komuna

Partia Demokratike e Kosovës në 5 komuna

Lëvizja Vetëvendosje në 3 komuna

Nisma për Kosovën në një 1 komunë

Aleanca Kosova e Re në një 1 komunë

Kandidatët e pavarur në 2 komuna

Nga komunitetet jo shumicë:

Lista Serbë në 10 komuna

Partia Demokratike Turke e Kosovës në 1 komunë

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Vetëvendosje feston në Prishtinë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:25 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG