Ndërlidhjet

"Më është këputur zemra", thotë aktori Baldwin pas të shtënave fatale


Aktori Alec Baldwin.
Aktori Alec Baldwin.

Aktori, Alec Baldwin, ka shprehur tronditjen dhe trishtimin e tij pasi qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins gjatë xhirimit të një filmi në Nju Meksiko.

Ai shkroi në Twitter se ishte në kontakt me burrin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje.

“Zemra ime është e këputur për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”, ka shkruar ai.

Hutchins, 42 vjeç, u qëllua në xhirimet e filmit derisa punonte si drejtore e fotografisë.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nënë dhe kolege shumë të admiruar”, shkroi aktori në Twitter.

Gjatë incidentit është plagosur regjisori, Joel Souza.

Aktori Alec Baldwin tha se është duke bashkëpunuar plotësisht me policinë.

Policia e ka marrë në pyetje aktorin dhe të tjerët, por ende nuk ka ngritur asnjë akuzë.

Hetuesit thanë se ende po përpiqen të përcaktojnë nëse ngjarja ishte një aksident.

Janë shumë të rralla incidentet e tilla gjatë xhirimit të filmave.

Gjatë xhirimeve shumë shpesh përdoren armët e zjarrit të vërteta dhe janë të mbushura me plumba pa kokë – të cilët shkrepën dhe krijojnë zhurmë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG