Ndërlidhjet

Baerbock: Gjermania nuk do ta pengojë Poloninë që t'i japë Ukrainës tanke


Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se Qeveria gjermane nuk do të kundërshtojë nëse Polonia vendos t'i sigurojë Ukrainës tanke luftarake Leopard 2.

Baerbock deklaroi se Polonia nuk ka kërkuar zyrtarisht miratimin e Gjermanisë për një gjë të tillë, por nëse kërkohet, Gjermania nuk do ta pengojë.

Ajo shtoi se zyrtarët gjermanë e kuptojnë rëndësinë e këtyre tankeve për Ukrainën dhe se çështja aktualisht po diskutohet me partnerët.

Deklarata e ministers së Jashtme gjermane u bë pasi kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leopard, duke thënë se ky qëndrim i Berlinit është “i papranueshëm”.

Nëse Berlini refuzon që ta furnizojë Ukrainën me tanke, “ne do të ngremë një ‘koalicion të vogël’ të shteteve që janë të gatshme të dhurojnë disa prej pajisjeve të tyre moderne, tankeve të tyre moderne”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, të shtunën ministrat e Jashtëm të tri shteteve të Baltikut i bënë thirrje Gjermanisë “t’ia japë tani tanke Leopard Ukrainës”.

Edhe pse Gjermania është një nga donatorët kryesorë të armëve për Ukrainën, Qeveria në Berlin ka qenë e kujdesshme në rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG