Ndërlidhjet

Gazetari i Moskës kërkon azil politik në SHBA


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Gazetari rus, Pyotr Koronayev, i cili dikur punonte për uebsajtin e lajmeve Baza me seli në Moskë dhe gruaja e tij, Tatyana Kulikova, e kanë kaluar kufirin Meksikë-SHBA.

Gazetari kërkoi azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Baza raportoi më 14 korrik se çifti fillimisht u vendos në një qendër paraburgimi imigracioni, por Koronayev më vonë u lirua, ndërsa gruaja e tij mbeti në paraburgim.

Nuk dihet se kur çifti e kaloi kufirin. Sipas raportimeve, Koronayev dhe Kulikova kishin frikë për sigurinë e tyre në Rusi për shkak të deklaratave të tyre publike që kundërshtonin avzhdimisht pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe mbështetjen e tyre ndaj politikanit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny.

Muajin e kaluar, gazetarja ruse Yelizaveta Kirpanova, e cila punonte për gazetën Novaya, dhe bashkëshorti i saj, Grigory Manucharov, kaluan gjithashtu kufirin Meksikë-SHBA.

Ata kërkuan azil politik në SHBA, duke përmendur arsye të ngjashme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG