Ndërlidhjet

Azerbajxhani rimerr qytetin strategjik pranë Nagorno-Karabakut


Njësitë e ushtrisë së Azerbajxhanit janë parë duke hyrë në qytetin e Laçin më 26 gusht, 2022.
Njësitë e ushtrisë së Azerbajxhanit janë parë duke hyrë në qytetin e Laçin më 26 gusht, 2022.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi të premten se forcat e armatosura të vendit të tij kanë rimarrë kontrollin mbi qytetin kyç të Laçin, i cili lidh rajonin separatist të Nagorno-Karabakut me Armeninë, dhe ishte nën kontrollin e paqeruajtësve rusë që nga nëntori i vitit 2020.

Aliyev shkroi në Twitter më 26 gusht se forcat e armatosura të Azerbajxhanit tashmë kontrollojnë gjithashtu edhe fshatrat Zabux dhe Sus në rrethin Laçin.

Laçin ndodhet në një zonë që ka shërbyer si lidhje kryesore midis Armenisë dhe rajonit të Nagorno-Karabakut. Azerbajxhani ka rimarrë kontrollin e qytetit dhe "korridorit të Laçin" pasi ndërtoi një rrugë alternative në përputhje me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Rusia që i dha fund një lufte të vitit 2020 midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Azerbajxhani dhe Armenia janë përfshirë në një konflikt dhjetëra vjeçarë mbi Nagorno-Karabakun, i cili është pjesë e Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e forcave armene etnike të mbështetura nga Armenia që nga përfundimi i një lufte separatiste në vitin 1994.

Gjatë një lufte gjashtë-javore në vitin 2020 që shkaktoi më shumë se 6600 viktima, Azerbajxhani rimori pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut dhe zonave përreth që ishin prej dekadash nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Armenia.

Armëpushimi në vitin 2020 u ndërmjetësua nga Rusia, e cila dislokoi rreth 2000 trupa në rajon për të shërbyer si paqeruajtës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG