Ndërlidhjet

OBSH miraton vaksinën Covaxin të Indisë


Vaksina indiane Covaxin
Vaksina indiane Covaxin

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vaksinën e një prodhuesi indian për përdorim urgjent kundër koronavirusit.

OBSH-ja tha se përfitimet e përdorimit të vaksinës Covaxin “i tejkalojnë rreziqet” dhe se ajo është “jashtëzakonisht e përshtatshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për shkak të kërkesave të lehta për ruajtje”.

Covaxin prodhohet nga kompania Bharat Biotech dhe efektiviteti i saj është rreth 78 për qind.

Gjashtë vaksinat e tjera kundër koronavirusit, të miratuara nga OBSH-ja, janë: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Johnson & Johnson, Moderna, Sinopharm dhe Sinovac.

Miratimi nga OBSH-ja hap rrugën që vendet pa rregullatorë mjekësorë, t’i ndjekin udhëzimet e kësaj organizate për përdorimin e vaksinave.

Rregullatori i barnave në Indi e ka autorizuar përdorimin e Covaxin-it qysh në janar.

Deri në mes të tetorit, në Indi janë dhënë mbi 110 milionë doza të kësaj vaksine.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG