Ndërlidhjet

Austria thotë se Rusia do t’ia ndërpresë furnizimin me gaz


Një punëtor ulet mbi rezervuarin e kamionit të tij pranë kullës së biznesit Lakhta Centre, selia e monopolit rus të gazit Gazprom në Shën Petersburg, Rusi, 27 prill 2022.
Një punëtor ulet mbi rezervuarin e kamionit të tij pranë kullës së biznesit Lakhta Centre, selia e monopolit rus të gazit Gazprom në Shën Petersburg, Rusi, 27 prill 2022.

Rusia e ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin me gazë nga 16 nëntori, që është shenjë se furnizimit me gaz rus në Evropë po i vjen fundi shpejt.

Ndërprerja e furnizimit me gaz nënkupton se Rusia tani do t’i furnizojë me sasi të mëdha gazi vetëm dy vende evropiane, Hungarinë dhe Sllovakinë. Para se ta niste pushtimin e Ukrainës më 2022, gazi rus plotësonte 40 për qind të nevojave të furnizimit me gaz në Bashkimin Evropian.

Kancelari i Gjermanisë, Karl Nehmmer, tha të premten se Austria ka alternativa të garantuara të furnizimit me karburant dhe se “askush nuk do të mërdhijë këtë dimër, asnjë shtëpi nuk do të jetë e ftohtë”.

“Magazinat tona të gazit janë të mbushura dhe ne kemi kapacitete me bollëk për të marrë gaz nga rajonet e tjera”, tha Nehammer.

“Ne nuk mund të shantazhohemi”, shtoi ai.

Austria ishte vendi i parë nga Evropa perëndimore që filloi të blinte gaz nga Bashkimi Sovjetik më 1968.

Këtë vit, ky furnizim do të marrë fund pas mospajtimeve mes kompanisë ruse ta gazit, Gazprom, dhe asaj austriake OMV.

OMV-ja njoftoi se Gazpromi ia ka bërë me dije se do ta ndalë furnizimin me gaz nga e shtuna.

Gazprom nuk e ka komentuar lajmin ende.

Austria ka qenë njëra nga vendet e pakta evropiane që vareshin akoma nga gazi rus, pasi shumica e vendeve të kontinentit i ulen importet e gazit rus pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

OMV-ja tha se ka qenë duke u përgatitur për ndërprjen e pritshme të gazit rus dhe shtoi se ende mund t’i furnizojë me gaz myshterinjtë e vet përmes importit nga Gjermania, Italia dhe Holanda.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG