Ndërlidhjet

Austria futet në izolim kombëtar nga 22 nëntori


Austria e izoluar në shkurt të këtij viti.
Austria e izoluar në shkurt të këtij viti.

Disa ditë pasi Austria ka vendosur masa izolimi ndaj personave të pavaksinuar kundër koronavirusit, autoritetet e këtij shteti kanë bërë të ditur izolim kombëtar, duke nisur nga dita e hënë, 22 nëntor.

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, ka thënë se izolimi do të zgjasë të paktën 10 ditë dhe do të ketë kërkesë ligjore për t’u vaksinuar kundër koronavirusit nga data 1 shkurt 2022.

Ky vendim është marrë pas raportimit të shifrave rekorde të infektimit me koronavirus në Austri.

Austria është po ashtu një prej vendeve me shkallën më të ulët të vaksinimit kundër këtij virusi në Evropën Perëndimore.

Shumë shtete evropiane janë duke vendosur masa kufizuese, pas rritjes së numrit të rasteve.

“Nuk duam valë të pestë”, ka thënë Schallenberg, pas takimit me guvernatorë të nëntë provincave të Austrisë.

Masa izoluese kundër personave të pavaksinuar kanë marrë edhe Republika Çeke, Sllovakia dhe Gjermania.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG