Ndërlidhjet

Auschwitz dikur dhe sot


Shtatëdhjetë vite më parë, forcat naziste detyruan rreth 60.000 të burgosur në Auschwitz, të bëjnë “marshimin e vdekjes”, përderisa “Ushtria e Kuqe” po afrohej. Një çerek i tyre vdiqën.

Kur sovjetikët e çliruan kampin më 27 janar 1945, vetëm ata që gjermanët i konsideronin të dobët për udhëtim, mbetën. Përpjekjet për të shkatërruar ndërtesat, dhomat e gazit dhe furrat, duhet të braktiseshin shpejtë për shkak të ardhjes së sovjetikëve. Ndërsa sot, pjesë të kampit të Auschwitz-it janë pothuajse të ruajtura - skenë krimi me më shumë se 1 milion të vrarë.

Photo 1 Photo 2
Hyrja kryesore. Fotografia në anën e djathtë, është realizuar në janar të vitit 1945, pas çlirimit të kampit. Pamja e sotme është pothuajse identike. Një vinç po përdoret për përgatitjen e ngjarjeve që po shënojnë 70 vjetorin e çlirimit.
Photo 1 Photo 2
Në fotografinë në anën e djathtë, nënat çifute dhe fëmijët e tyre shihen duke ecur në dhomat e gazit në maj të vitit 1944. Prapa tyre mund të shihen barakat e drurit të kampit Brikenau, që ishin ndërtuar për të zgjatur kampin e Auschwit-it. Këto ndërtesa ishin shpërbërë pas luftës, por oxhaqet me tulla mbetën ende.
Photo 1 Photo 2
Hyrja kryesore në Auschwitz 1, kampi origjinal, mban mbishkrimin “ Puna ju mban të lirë”. Pamja e sotme është pothuajse e pa ndryshuar, që nga periudha e pas luftës kur është realizuar kjo fotografi.
Photo 1 Photo 2
Në janar të 2015-ës, turistët paralakojnë në bllokun numër 15, ku nazistët kishin ngritur pemën e krishtlindjeve jashtë mureve të tij.
Photo 1 Photo 2
Krematoriumi numër 1 në Auschwitz, një nga katër prej tyrë që përdoreshin për të djegur trupat e njerëzve. Krematoriumi 2 dhe 3 ishin shkatërruar nga njësia gjermane “SS”, para se “Ushtria e Kuqe” të arrinte. Krematoriumi 4 ishte shkatërruar nga një revoltë e të burgosurve më 1944.
Photo 1 Photo 2
Oborri i bllokut të 11-të, karakterizohet me “Murin e Vdekjes”, ku të burgosurit dënoheshin me pushkatim. Kjo pjesë ishte rikonstruktuar pas luftës. Fotografia në anën e djathtë tregon oborrin para rikonstruktimit. Blloku i 11-të ishte një ndërtesë speciale që shfrytëzohej për torturë.
XS
SM
MD
LG