Ndërlidhjet

Polonia pajis atleten bjelloruse me "vizë humanitare"


Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya në Aeroportin Haneda në Japoni. 1 gusht 2021.
Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya në Aeroportin Haneda në Japoni. 1 gusht 2021.

Polonia ka thënë se atletja bjelloruse olimpike, Krystsina Tsimanouskaya tashmë ka marrë vizën humanitare dhe se ky shtet do të ofrojë “të gjithë ndihmën e nevojshme”, teksa 24-vjeçarja tenton të shmangë dërgimin me forcë nga Tokio në Minsk.

Atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya, ka hyrë në Ambasadën e Polonisë më 2 gusht, pasi ka kaluar natën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tokios, meqë ka kundërshtuar zyrtarët bjellorusë në kërkesën për të ndërprerë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe për t’u kthyer me forcë në Minsk.

Tsimanouskaya, 24-vjeçare, është parë duke hyrë në Ambasadën polake në Tokio, dhe është thënë se planifikon të kërkojë azil politik në Poloni, pas shqetësimeve se mund të arrestohet në vendlindje.

Zyra e Komisionarit të Lartë për Refugjatë në Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar janë në mesin e grupeve që kanë punuar për të zgjidhur situatën e saj.

Një burim i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës është cituar të ketë thënë se burri i Tsimanouskayas, Arseniy Zhdanevich, ka arritur në Ukrainë, teksa gruaja e tij lufton për riatdhesim.

Të paktën tri shtete, Polonia, Franca dhe Republika Çeke i kanë ofruar ndihmë publikisht atletes bjelloruse, përfshirë azilin.

Në Bjellorusi, Alyaksandr Lukashenka ka nisur fushatë të shtypjes së disidentëve dhe mediave, prej protestave të pashembullta, që kanë pasuar zgjedhjet e mbajtura në gusht të vitit 2020.

Lukashenka e ka konsideruar sportin si forum efektiv për luftim të lajmeve të pafavorshme rreth dekadave të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe shtypjes politike në Bjellorusi.

Më herët, Tsimanouskaya, ka thënë përmes një video-mesazhi se nuk dëshiron të kthehet në Bjellorusi dhe i ka kërkuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar “të intervenojë”.

“Më është bërë presion dhe ata janë duke tentuar të më largojnë me forcë nga shteti”, është cituar të ketë thënë ajo.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG