Përtej sfidave, artistët bashkëkohorë në Kosovë në nivel të njëjtë me ata ndërkombëtarë
Bienalja Nomade “Manifesta” që po zhvillohet në Prishtinë, u ka dhënë hapësirë artistëve vendas të prezantojnë punën e tyre. Për shumë nga ta, hapësira për ekspozimin e punëve të tyre është ndër sfidat më të mëdha. Ndërsa pavarësisht kufizimit të lëvizjes për shkak të vizave, puna e tyre nuk dallon nga të tjerë artistë nga qendrat më të njohura të artit në botë. Artistët Alban Muja, Fitore Isufi-Koja dhe Lola Syla kanë folur me Radion Evropa e Lirë lidhur me skenën e artit bashkëkohor në Kosovë.