Ndërlidhjet

Arrestohen dy persona të dyshuar për spiunazh


Prokuroria Speciale e Kosovës në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Prokuroria Speciale e Kosovës në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se janë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh.

Në një njoftim për media, Prokuroria tha se dy shtetasit kosovarë u arrestuan të mërkurën pas një hetimi disamujor dhe se i ngarkon ata me veprën penale “spiunazh”.

“Sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale 'spiunazhi', nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ata janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Prokuroria tha se ndaj tyre do t’i ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Nuk u dhanë hollësi të tjera rreth këtij rasti.

Por mediat lokale raportuan se ata dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Në një reagim më vonë të mërkurën, BIA tha se e mohon "çdo lidhje me personat e arrestuar në Kosovë".

BIA shtoi se bëhet fjalë për "përpjekjet e Prishtinës për përhapjen e lajmeve të rreme, se janë dy persona me iniciale B.SH dhe M.Q., të cilët janë arrestuar sot në Ferizaj me akuzën se kanë kryer vepër penale të spiunazhit në marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG