Ndërlidhjet

Armët që mund t'ia sigurojnë Ukrainës 300 milionë eurot nga BE-ja

Brukseli njoftoi më 14 nëntor se do të shpenzojë 300 milionë euro për t'iu ndihmuar nëntë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, automjeteve të blinduara dhe municioneve.

Besohet se disa prej armëve do t'i jepen drejtpërdrejt Ukrainës, përderisa furnizimi me të tjera armë do t'i lirojë rezervat e vjetra të vendeve që ato t'i dërgohen Kievit.

Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager, ka thënë se "kjo është hera e parë që ne [po përdorim] buxhetin e BE-së për t'i mbështetur shtetet anëtare në blerjen e përbashkët të produkteve të mbrojtjes", duke shtuar se "projktet e caktuara do të rrisin, po ashtu, mbështetjen tonë për Ukrainën, me pajisje shtesë për mbrojtje".

(Përgatiti: Trim Haliti)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG