Ndërlidhjet

Armenia shfuqizoi ndalesën për importin e produkteve turke


Një takim i Qeverisë së Armenisë. Fotografi nga arkivi.
Një takim i Qeverisë së Armenisë. Fotografi nga arkivi.

Qeveria e Armenisë më 30 dhjetor shfuqizoi ndalesën për importin e prodhimeve nga Turqia, vendim i imponuar pasi Ankaraja mbështeti Azerbajxhanin në luftën e vitit të shkuar me Armeninë.

Gjatë vjeshtës së 2020-s Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan luftë gjashtëjavëshe për shkak të kontestit rreth rajonit Nagorno-Karabah. Si pasojë e luftimeve vdiqën 6,500 njerëz, derisa Rusia ndërmjetësoi armëpushimin.

“Është marrë vendim që embargoja ndaj importit të prodhimeve turke të përfundojë”, njoftoi Ministria e Ekonomisë të Armenisë.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2022.

Ndalesa gjashtëmuajshe për importin e produkteve turke në Armeni kishte hyrë në fuqi më 31 dhjetor të 2020-s dhe ishte vazhduar edhe për gjashtë muaj në qershor.

Heqja e ndalesës tani do të duhej të krijonte kushte më të mira edhe për eksportin e prodhimeve armene. Sipas Ministrisë armene të Ekonomisë ndalesa pati efekte sa pozitive, aq edhe negative.

Sidoqoftë, Turqia dhe Armenia paralajmëruan tashmë emërimin e të dërguarve të posaçëm për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Qysh në vitin 2009 Armenia dhe Turqia kishin nënshkruar marrëveshjen për normalizim të raporteve, gjë e cila do të duhej të ndikonte në hapjen e kufijve mes dy vendeve, por kjo marrëveshje nuk u ratifikua asnjëherë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG