Ndërlidhjet
Kalo tek artikujt kryesorë
Kalo te faqja kryesore
Kalo te kërkimi
Rubrikat
Lajmet
Kosova
Aktuale
Intervista
Ekonomi
Shëndetësi
Bota
REL përtej Kosovës
Rajoni
Lindja e Mesme
Lufta në Ukrainë
Multimedia
Pasqyra
Video
Fotogaleri
Infografikë
Në 3 minuta
Shpjegojmë
Exposé
Radio
Speciale
Dhuna ndaj grave
Ankthi për të pagjeturit
Vragat e përdhunimeve të luftës
Të jesh minoritet në Kosovë
Arkiv
Fēmina
Libertas
Të flasim
#Hashtag
Iustitia
Evropa ime
Na ndiqni
Rajonet
Kërko
RADIO
RADIO
Kërko
E mëparshme
E ardhshmja
Lajmi i fundit
Fotogaleri
Armatimi i rëndë amerikan që po i dërgohet Ukrainës
15 prill 2022
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5
Sasi të paspecifikuara të eksplozivëve C-4 dhe të "pajisjeve të shkatërrimit për pastrim të pengesave”
Ky eksploziv plastik mund të improvizohet dhe ka fuqi shpërthyese për të çarë çelikun, si linjat hekurudhore. Luftëtarët ukrainas
janë xhiruar duke përdorur eksplozivët
për të shkatërruar një urë hekurudhore, afër kufirit me Rusinë.
6
Treqind sisteme të telekomanduara taktike ajrore Switchblade
Këta "dronë vetëvrasës" peshojnë vetëm 2.5 kilogramë, dhe mund të dislokohen shpejt nga një tub sikur mortajë, i cili i lëshon ato në ajër. Switchblade përdor pamjet e drejtpërdrejta nga kamera për të gjetur objektivat dhe është i pajisur me bombë të vogël, që mund t'i vrasë armiqtë dhe t'i dëmtojë automjetet jo të blinduara. Sistemi është shumë më i shpejtë dhe më i lirë sesa angazhimi i mbështetjes ajrore, teksa secili dron llogaritet se kushton 6,000 dollarë. Një version më i madh i Switchblade është i aftë të shkatërrojë edhe autoblindat.
7
Sasi të paspecifikuara të minave kundërpersonel M18A1 Claymore
Këto mina janë të mbushura me 700 toptha çeliku sa një bizele, dhe mbështeten nga një mur eksplozivi. Kur shpërthehen, saçmet e çelikut shpërndahen më shpejtë sesa shumica e plumbave të pushkëve.
8
Dy radarë të vëzhgimit ajror AN/MPQ-64 Sentinel
Ky sistem radari është i krijuar për të zbuluar aeroplanët, dronët dhe raketat në ardhje, nga një largësi prej 40 kilometrash.
Shfaq më shumë
Armatimi i rëndë amerikan që po i dërgohet Ukrainës
Më shumë materiale
Nga Kosova në Tajvan: Viti 2025 me agjendë të ngjeshur
XS
SM
MD
LG