Ndërlidhjet

Blinken: Misioni ynë në Afganistan ka qenë i suksesshëm


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kundërshtuar krahasimet që i janë bërë tërheqjes amerikane nga Kabuli me largimin kaotik pas Luftës së Vietmanit, teksa talibanët kanë rrethuar kryeqytetin afgan.

Komentet e Bliniken më 15 gusht, erdhën pasi Rusia tha se po punon me shtetet e tjera për të mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar për Afganistanin, teksa talibanët kanë marrë kontrollin e pothuajse tërë territorit të këtij shteti.

“Ky nuk është Saigon”, tha Blinken për ABC.

“Puna është që: ne shkuam në Afganistan 20 vjet më parë me një mision në mendje. Kjo ishte që të merreshim me njerëzit që na sulmuan ne më 11 shtator. Ai mision ka qenë i suksesshëm”, tha Blinken.

Estonia dhe Norvegjia kanë kërkuar që 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të takohen për Afganistanin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërkaq, zyrtari i Ministrisë së Jashtme ruse, Zamir Kabulov tha më 15 gusht se Moska po “punon” me të tjerë për të caktuar mbajtjen e një mbledhjeje urgjente.

Rusia është një prej pesë anëtarëve të përhershme të këtij këshilli së bashku me SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Kinën.

Kryeministri britanik, Boris Johson tha se po zhvillon bisedime për krizën në Afganistan dhe ai kërkoi nga Parlamenti britanik që të kthehej nga pushimi i verës dhe të takohej.

Më 13 gusht, Johnson ishte zotuar se Britania nuk do “t’ia kthejë shpinën” Afganistanit, edhe pse ai ka konfirmuar se personeli i ambasadës është evakuuar për shkak të frikës nga talibanët.

NATO-ja tha se po “ndihmon në mbajtjen e operacioneve në aeroportin e Kabulit, që afganët të kenë kontakt me botën”.

Një zyrtar i NATO-s tha se zgjidhja politike për konfliktin “tash është më urgjente se kurrë më parë”.

Më 15 gusht, tabilanët kanë hyrë në Kabul, por janë zotuar se nuk do ta marrin me forcë kontrollin e këtij qyteti. Ndërkaq, presidenti afgan, Ashraf Ghani është larguar nga vendi dhe raportohet se ka ikur në Taxhikistan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG