Së paku 16 persona vdiqën kur një anije e cila barte migrantë u fundos më 24 dhjetor në Detin Egje.
Sipas autoriteteve greke, 62 persona u shpëtuan pas fundosjes së anijes, rreth 8 kilometra larg nga ishulli grek Paros. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie thanë se në anije ndodheshin rreth 80 persona.
Autoritetet janë në kërkim të të mbijetuarve të tjerë derisa si pasojë e tragjedisë së tretë të këtillë brenda kësaj jave në Greqi numri i të vdekurve në total arriti në 30.
Greqia mbetet njëra prej rrugëve kryesore nëpër të cilën kalojnë migrantët në përpjekje për të arritur në Bashkimin Evropian.
Kjo rrugë shfrytëzohet edhe nga refugjatët që ikin nga konfliktet dhe varfëria në Afrikë, Azi apo Lindje të Mesme.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, UNHCR, vlerësohet se më shumë se 2,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në det në tentimi për të arritur në Evropë që nga janari e deri në nëntor të këtij viti.