Aktorja e njohur e Holivudit, Angelina Jolie, tha në Sarajevë se “dhunimi është njëri nga krimet më të mëdha kundër civilëve” dhe se “ky rajon ka kaluar nëpër luftë të tmerrshme”. Sipas saj, ndihma ndërkombëtare për shumë njerëz në Bosnjë Hercegovinë ka arritur vonë. Aktorja Angelina Jolie, së bashku me sekretarin e jashtëm britanik, William Hague, ka arritur mbrëmë në Sarajevë, për pjesëmarrje në konferencën për dhunën seksuale në luftë.