Ndërlidhjet

Rrengshorë rusë flasin me Merkelin duke u shtirur si ish-lideri i Ukrainës


Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Rrengshorë rusë që shtireshin si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, arritën të kontaktojnë ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, me telefon për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë dhe Bjellorusi. Këtë lajm e ka konfirmuar zyra e Merkelit të hënën, megjithëse thanë se ajo ishte në dyshim për telefonatën.

Zyra e Merkelit tha se ish-kancelarja gjermane mori një telefonatë më 12 janar nga dikush që pretendonte se ishte Poroshenko. Biseda u ndihmua nga një përkthyes gjermano-ukrainas nga shërbimi gjuhësor i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Në një deklaratë për media, zyra tha se Merkeli e informoi ministrinë më pas për “përshtypjen që ajo pati për telefonuesin gjatë telefonatës”, por nuk dha detaje të tjera.

Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, postuan në kanalin e tyre në Telegram disa pjesë që ata pretendojnë se janë fragmente nga telefonata.

Dyshja kanë vënë në siklet edhe më parë disa politikanë evropianë, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin polak, Andrzej Duda, dhe kryeministrin e atëhershëm britanik, Boris Johnson, si dhe Elton John dhe Princin Harry, me thirrje të ngjashme.

Në këtë regjistrim, Merkeli dëgjohet duke thënë – siç ka bërë edhe publikisht më parë – se marrëveshja e shumë kritikuar për paqe e Minskut i kishte dhënë kohë shumë të çmuar Ukrainës.

Merkel dhe ish-presidenti francez Francois Hollande kishin ndërmjetësuar marrëveshjen e paqes me Poroshenkon dhe presidentin rus Vladimir Putin në 2015. Në regjistrimin e publikuar, ajo gjithashtu kritikon shtypjen në Bjellorusinë autokratike.

Poroshenko ishte president i Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2019. Merkel drejtoi Gjermaninë nga viti 2005 deri në fund të 2021.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG