Ndërlidhjet

Merkel insiston që Ukraina të jetë vend transit për gazin rus


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Ukraina duhet të qëndrojë si vend transit për eksportet e gazit natyror rus.

Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës që po u bën kryeqyteteve evropiane, përpara se të largohet nga posti i kancelares.

“E kam bërë të qartë se është shqetësimi ynë që Ukraina të vazhdojë të jetë vend transit për gazin rus”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki më 11 shtator në Varshavë.

Merkel do të largohet nga posti i kancelares pas zgjedhjeve të 26 shtatorit. Ajo ka mbajtur këtë post për 16 vjet.

Në javët e fundit, Merkel ka arritur marrëveshje me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden që do të lejojë Rusinë që të përfundojë projektin kundërthënës për sjelljen e gazit natyral në Gjermani.

Gazsjellësi, që njihet si “Rrjedha Veriore 2”, do të sjell gazin nën Detin Baltik, që to ta privojë Kievin nga pothuajse 2 miliardë dollarë të hyra në vit nga transiti i eksporteve.

Ky projekt ka ndarë Evropën. Ukraina dhe Polonia e kundërshtojnë atë pasi thirren në kërcënimet për sigurinë kombëtare, por Merkel ka vazhduar që ta mbështesë projektin për gazsjellësin rus.

Ndërkaq, turneu evropian i Merkelit do të vazhdojë javën tjetër, ku ajo do të qëndrojë në Serbi, Shqipëri dhe Francë.

Më 14 shtator, Merkel do të qëndrojë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Tiranë, ajo do të diskutojë për bashkëpunimin rajonal me gjashtë krerët e qeverive të rajonit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG