I burgosur në një qeli nëntokësore, në një zonë në lindje të Ukrainës, të kontrolluar nga separatistët pro-rusë për më shumë se nëntë muaj, Anatoly Polykov nuk e ka ditur nëse ka qenë ditë apo natë dhe ka përdorur sulmet e urisë për të matur në ndonjë mënyrë kohën.
“Nuk e keni idenë se sa mund të jetë ora, mirëpo e kuptoni kur filloni të vëreni se ata duhet t’ju sjellin ushqim brenda një koheje të shkurtër”, ka thënë Pokykov, i cili ka thënë se jo vetëm që ka humbur 40 kilogramë derisa ka qenë i mbajtur peng, mirëpo është frikësuar se mund ta humbasë dhe aftësinë për të folur.
Polyakov, një biznesmen i sukseshëm nga qyteti verior rus, Petrozavodsk, ka arritur në Donbas, në zonën e kontrolluar nga separatistët, në lindje të Ukrainës, gjatë pranverës së vitit 2015.
Ai kishte arritur atje në një mision humanitar.
Ai ka ndihmuar në transferimin e fëmijëve të sëmurë seriozisht nga zona e konfliktit dhe ka negociuar për lirimin e një të burgosuri derisa nuk është zënë në rrugë dhe është burgosur edhe vet nga separatistët pro-rusë në rajonin Luhansk.
I liruar më 2016, Polyakov, ka vendosur të mos kthehet më në Rusi, dhe të shkojë në Kiev për të përkrahur të drejtat e ish të burgosurve ukrainas të lufës (POWs).
Ai ka ndihmuar në krijimin e një projekligji, i cili siguron, se këta të burgosur kur të kthehen, do t’iu sigurohet kujdes mjekësor dhe psikologjik, si dhe përfitime të tjera pasi të kthehen në shtëpi.
Sipas tij, projekligji e ka përkrahjen e presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, dhe të anëtarëve kryesorë në parlamentin ukrainas, derisa pritet që të votohet në një të ardhme të afërt.
Më 27 dhjetor të vitit të kaluar, ka ndodhur shkëmbimi më i madh i të burgosurve prej fillimit të konfliktit që ka nisur më 2014, pasi 74 ushtarë ukrainas janë shkëmbyer për 238 separatistë.
“Kur ka ndodhur shkëmbimi, kam qenë shumë i lumtur. I kam telefonuar të afërmit, kam qarë nga gëzimi. Në të njëjtën kohë kam pasur edhe lotë të hidhërimit, për shkak se e di që djemtë tanë janë ende atje”, kujton Polyakov.
Sipas llogarive të tij 3,136 ukrainas, afër gjysmë për gjysmë të ndarë në ushtarë dhe civilë janë interntuar në ato që ai i ka cilësuar si “kampe të vdekjes” dhe “republika popullore”, në disa pjesë të Donetskut dhe Luhanskut, të kontrolluara nga separatistët pro-rusë.
Mirëpo ai thotë se tani aty po mbahen rreth 150 persona, kryesisht në Donetsk.
Përvoja personale e Polyakov ka nisur më 15 mars, pasi ai kishte nisur negociata me liderët separatistë në qytetin e Luhanskut.
Ai është sulmur në rrugë nga një person i maskar, i cili e ka prangosur dhe i ka vendosur kapelë në kokë, për ta futur në veturë.
Rrobat e tij të shqyera tregojnë për rezistencën që ka bërë ai.
“Nga rrobat e mia patën mbetur vetën një bluzë e grisur dhe pantollonat ushtarak të shqyer. Asgjë më shumë”, ka thënë Polyakov, gjatë një interviste për shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.
Polyakov, i cili thotë se ka qenë cak për shkak të qëndrimeve të tij pro-ukrainase, ka përfunduar i izoluar në një qeli në zonën e Luhanskut.
“Nuk ka pasur dritë të diellit apo ajër të pastër dhe asnjë mundësi për të mbajtur higjienën personale. Lëkura ime pati marrë ngjyrë të hirtë, ashtu sikurse muret e qelisë”, kujton Polyakov.
“Kam lëvizuar në qeli sikurse një hije, i dobët, me mjekërr të gjatë, flokë të shprishur. Luftëtarët më quanin “njeriu i burgut”.
“Ka qenë pamje mjegulluse. Shumë nxehtë, në mes të 35-40 gradë Celsius. Unë shtrihesha në tokë për t’u freksuar paksa”, ka thënë ai.
Mezi ushqehesha, ka thënë Pokyakov, i cili ka qenë i fiksuar pas ushqimit.
“Gjatë natës derisa ëndërron për ushqimin, je i gatshëm për të ngrënë gjithçka për të mbytur urinë”, ka sqaruar ai.
“Është e vështirë të mbetesh njeri në ato kushte”.
Në janar të vitit 2016 ai është liruar. Mirëpo ndonëse i lirë, ai prapë është përballur me probleme.
“Kur jam liruar kam pasur të gjitha llojet e problemeve shëndetësore. Kam humbur 25 kilogramë, në atë kohë kam peshuar 50 kilogramë, dhe pata filluar të lëshojë tingëllima, sikur ajo e qenit”, ka shtuar Polyakov.
“Imagjinojeni se ju vijnë të gjithë ata zëra të kafshëve dhe ju nuk mund të bëni asgjë për t’i ndalur. Më besoni ka qenë periudhë shumë e vështirë. Vazhdimisht më është dashur të mbulojë fytyrën dhe të kërkojë falje pasi kam biseduar me dikë, duke i sqaruar se nuk është ngjitëse”, ka thënë ai.
Polyakov, ka thënë se është trajtuar për traumat që ka përjetuar, mirëpo ka theksuar se është shumë larg “shërimit”.
“Sot, dy vite pas lirimit, ndihem shumë më mirë. Arsyeja se pse kam lëshuar tinguj sikur të kafshëve tani ëshë kuptuar. Jam trajtuar mirëpo nuk jam shëruar. Ende më duhet të vazhdojë të bëjë kontolle në spital çdo gjashtë muaj. Më duhet të paguaj për gjithçka”, ka thënë ai.
Polyakov ka deklaruar se lufta e tij për të siguruar kujdesin për veten e ka shtyrë që të mbrojë të drejtat e ish të burgosurve ukrainas të kthyer nga lufta (POWs).
“Natyrisht, duhet të ketë trajtim afatgjatë si dhe përkrahje psikologjike për ata që janë liruar dhe jo vetëm ndihmë për një kohë të shkurtër. Problemet fizike dhe mentale fillojnë të rriten gjatë muajit të tretë pas lirimit, ndoshta pas gjashtë muajsh apo një viti. Shumica bien në depresion dhe përjetojnë momente shumë të dobëta emocionale’.
Polyakov, i cili tani drejton Asociacionin për të Burgosurit Ukrainas të Luftës, ka thënë se ai ishte ndikuar që të qëndronte në Ukrainë, pasi përjetimeve të tij.
“Pas robërisë, të gjithë ata që i kanë mbijetuar atij ferri janë bërë familja ime”, ka thënë ai.
“E konsideroj veten si person me zemër të Ukrainës dhe shpirt rus”.
Polyakov ka thënë se legjislacioni do të siguronte të drejtat për ish të burgosurit ukrainas që të marrin një numër të madh të shërbimeve, duke përfshirë mbrojtjen e çfarëdo “rrëfimi” të bërë gjatë asaj kohe, si dhe premtimin për t’i sjellur para drejtësisë ata që i kanë torturuar.
Polyakov, ka thënë se ka punuar në projekligj edhe me persona të tjerë të burgosur për gati dy vite, derisa e ka konsideruar atë si terapi.
“Nuk mund të them se jam adaptuar plotësisht me jetën shoqërore. Gjëja e vetme që më jep shpresë dhe energji është puna për statusin e ish të burgosurve ukrainas gjatë luftës. Ai ligj është rehabilitimi im”, ka thënë Polyakov.
Facebook Forum