Ndërlidhjet

Avokatët rusë i bëjnë thirrje Putinit të ndalë “torturën” ndaj Navalnyt


Punëtorët lyejnë murin ku është vendosur grafiti në mbështetje të Aleksei Navalnyt në Shën Petersburg. Portreti i Navalnyt është shoqëruar me fjalinë: "Heroi i kohërave të reja".
Punëtorët lyejnë murin ku është vendosur grafiti në mbështetje të Aleksei Navalnyt në Shën Petersburg. Portreti i Navalnyt është shoqëruar me fjalinë: "Heroi i kohërave të reja".

Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “torturës flagrante” të liderit opozitar, Aleksei Navalny, që po mbahet në izolim në një burg në rajonin rus të Vladimirit.

Ky apel, i publikuar në formën e një letre në një kanal në Telegram më 16 janar, i bashkohet thirrjeve të fundit nga një grup i profesionistëve shëndetësorë rusë, që kërkuan nga Qeveria të mos e “ngacmojë” Navalnyn, i cili me profesion është avokat.

Letra u nënshkrua nga 14 avokatë dhe u publikua në Facebook nga avokati i Shën Petersburgut, Victor Drozdov. Në të bëhej thirrje që edhe avokatët e tjerë t’i bashkohen kësaj letre.

“Sot ne nuk mund dhe nuk kemi të drejtë të shikojmë me qetësi shkeljet e të drejtave kushtetuese dhe denigrimin e dinjitetit njerëzor të kolegut tonë, të privuar nga statusi i avokatit lidhur me rastin penal ndaj tij për shkak të aktivizmit të tij politik në Rusi”, u tha në letër.

“Refuzimi i përfaqësuesve të Shërbimit të Burgjeve për t’i dërguar ilaçet e nevojshme kritikut opozitar, krijon një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij”, u shtua në letër.

Navalny dhe avokati i tij, Vadim Kobzev, thanë se për disa ditë kritiku i Kremlinit është përballur me kollë dhe temperaturë. Kobzev tha më 10 janar se rojet e burgut kanë refuzuar që t’i japin ilaçe klientit të tij.

Po të njëjtën ditë, një grup i mjekëve rusë i bën thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalojë “torturimin e Navalnyt” në burg dhe të lejojë mjekët nga institucionet shëndetësore jashtë burgut që ta kontrollojnë dhe transferojnë atë në një spital të rregullt për trajtim, nëse është e nevojshme.

Kritiku i Putinit po vuan dënimin prej dy vjetësh burgim për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht dhe për keqpërdorim fondesh. Ai gjendet në një burg rreth 260 kilometra në lindje të Moskës.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG