Escobar propozon shtetësinë e dyfishtë si zgjidhje për serbët në Kosovë
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar në Beograd që Serbia dhe Kosova të përkushtohen se do të përmbahen nga dhuna. Escobar ka shkuar në kryeqendrën serbe bashkë me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, pasi paraprakisht qëndruan në Kosovë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)