Ndërlidhjet

Aleati i Putinit: BE-ja është hipokrite për ndalim të mediave ruse


Kryetari i Parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin.
Kryetari i Parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin.

Kryetari i Parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin, e ka kritikuar të shtunën Bashkimin Evropian për ndalesën që ka vënë në transmetim dhe qarkullim të materialeve të katër mediave ruse, duke thënë se diçka e tillë tregon se si Perëndimi refuzon të pranojë çdo pikëvështrim alternativ dhe po e shkatërron lirinë e shprehjes.

Bashkimi Evropian ka thënën të premten se është duke pezulluar shpërndarjen e materialeve të Zërit të Evropës, agjencisë së lajmeve, Ria Novosti dhe gazetave Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta, me arsyetimin se ato kanë qenë “thelbësore dhe instrumentale në çuarjen përpara dhe mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë”, të nisur të shkurt të vitit 2022.

Rusia ka thënë se një vendim i tillë do të ketë për pasojë një përgjigje të ashpër kundër mediave perëndimore në Moskë, por ende nuk ka treguar se cilat organizata mediale do të preken.

“Udhëheqësia e Bashkimit Evropian mund të flasë për lirinë e shprehës, mirëpo në fakt nuk e toleron atë”, ka thënë Volodin, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

“Ata e bllokojnë çdo pikëvështrim alternativ, shkatërrojnë lirinë e shprehjes dhe shkelin të drejtën për të pranuar lirshëm informacionin”.

Liderët perëndimorë e portretizojnë Rusinë si autokraci dhe si shtetin që bart kërcënimin më të madh për rendin botëror, si dhe e akuzojnë Moskën që po tenton të dëmtojë demokracitë perëndimore.

Sipas tyre, lufta e Rusisë në Ukrainë tregon se Moska mund të nisë luftë edhe kundër ndonjë vendi anëtar të aleancës veri-atlantike, NATO-s.

Rusia, në anën tjetër, pretendon se Perëndimi është i përfshirë në luftë hibride kundër Rusisë, që përfshin luftë të sofistikuar propagandistike, me qëllim të shkatërrimit të reputacionit të Rusisë.

Prej nisjes së luftës, disa gazetarë rusë janë larguar prej vendit të tyre dhe disa media të pavarura kyçe janë mbyllur.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar javën e kaluar që nëse BE-ja ndalon mediat “ne do të përgjigjemi në shpejtësi të dritës dhe do t’i godasim në palcë perëndimorët”.

Unioni i Gazetarëve në Rusi e ka quajtur ndalesën e BE-së si “të paligjshme” dhe ka thënë se për këtë çështje do të duhej të vendoste gjykata.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG