Ndërlidhjet

Irani akuzon 16 persona për organizim të protestave, mes tyre edhe adoleshentë


Fotografi nga një protestë kundër qeverisë iraniane në Francë.
Fotografi nga një protestë kundër qeverisë iraniane në Francë.

Irani ka ngritur aktakuzë ndaj 16 individëve, përfshirë disa adoleshentë, në qytetin veriperëndimor të Urmias, për organizim të demonstratave dhe me akuza për spiunazh.

Raportet bëjnë me dije se të akuzuarit kanë pranuar veprat pasi janë rrahur.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, 25 persona u arrestuan për dyshime se kishin lidhje me "organizatat spiune" dhe "përpjekje për të mashtruar dhe nxitur të rinjtë e adoleshentët përmes rrjeteve sociale për t'iu bashkuar protestave kundër qeverisë”.

Një grup i quajtur Komisioni për Mbikëqyrjen e të Arrestuarve, i cili u krijua për të monitoruar arrestimet, tha më 22 janar se mes të arrestuarve ishin disa adoleshentë, përfshi një vajzë 15-vjeçare dhe tetë gra.

Vajzat e arrestuara në Iran, më 23 janar 2023
Vajzat e arrestuara në Iran, më 23 janar 2023

Komiteti tha se 16 nga 25 të arrestuarit që po ndiqen penalisht në këtë rast, nuk njiheshin mes vete përpara se të ndaloheshin nga policia, por se kaluan nën "presion të fortë gjatë marrjes në pyetje".

"Asnjëri prej tyre nuk e njihte njëri-tjetrin para dhe gjatë marrjes në pyetje. Ata u detyruan të rrëfenin kundër njëri-tjetrit pasi u rrahën dhe u kërcënuan", tha Komisioni.

Protestat mbarëkombëtare në Iran janë nxitur nga zemërimi qytetar që shpërtheu pas vdekjes së 22-vjeçares Amini, më 16 shtator. Ajo ishte në paraburgim pasi u ndalua nga policia e moralit në Teheran për mbajtjen e "pahijshme" të mbulesës së kokës.

Si përgjigje ndaj protestave, autoritetet kanë nisur një fushatë brutale, duke arrestuar mijëra persona dhe duke dhënë dënime të ashpra, përfshirë dënimin me vdekje për protestuesit.

Protestat në Iran nuk kanë një udhëheqje të centralizuar dhe thirrjet për to janë planifikuar nga njerëz dhe shpesh grupe anonime në mediat sociale. Udhëheqësit e vendit kanë fajësuar qeveritë perëndimore për trazirat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG