Ndërlidhjet

Dënohet me kusht një grua për terrorizëm


Pallati i Drejtësisë në Prishtinë.
Pallati i Drejtësisë në Prishtinë.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtore të akuzuarën S.SH për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Sipas njoftimit, e pandehura është dënuar me kusht dhe nëse ajo kryen ndonjë vepër penale brenda tre vjetësh, do të dërgohen në vuajtje të dënimit me burg për dy vjet.

“Nëse e akuzuara S.SH. gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vjetëve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021”, thuhet në njoftim.

Gjykata po ashtu ka urdhëruar që S.SH, nga disa e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, për dy vjet të kryejë viza te psikologu apo këshilluesit e tjerë.

Gjykata Themelore në njoftimin e saj nuk dha detaje se kur e akuzuara e ka kryer veprën penale dhe cilit grup terrorist i është bashkuar.

Sipas një ligji të posaçëm që Kosova miratoi më 2015, sanksionohet pjesëmarrja në luftëra të huaja. Ky ligj parasheh dënime deri në 15 vjet burgim.

Ndërkaq, Kosova, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ka rikthyer mbi 100 shtetas të saj, kryesisht gra dhe fëmijë, që kishin qenë në zonat e konfliktit në Siri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG