Ndërlidhjet

Aktivistit kundër luftës i lejohet hyrja në Serbi


Aktivisti kundër luftës, Peter Nikitin.
Aktivisti kundër luftës, Peter Nikitin.

Aktivisti kundër luftës, njëherësh themeluesi i Shoqërisë Demokratike Ruse, Peter Nikitin, është lejuar që të hyjë në Serbi më 14 korrik, pasi paraprakisht autoritetet ia kishin ndaluar hyrjen.

“Kam kaluar kontrollin e pasaportave dhe jam lejuar të hyj në Serbi. Jam i lirë. Kjo është një festë e madhe për mua”, shkroi ai në Facebook.

Për dy ditë me radhë, Nikitin ka qëndruar në aeroportin e Beogradit, pasi autoritetet ia kishin ndaluar hyrjen.

Pas ndalimit, ai deklaroi se vendimi ishte marrë nga Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) dhe se “unë nuk ka marr asnjë shpjegim” pse i është ndaluar hyrja, pasi ai ka leje afatgjate qëndrimi në Serbi.

Ai jeton në Serbi që nga viti 2016 dhe është i pajisur me leje qëndrimi.

Aktivist kundër luftës, Nikitin kishte organizuar protesta në Beograd në mbështetje të Ukrainës, pasi Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj. Ai është kritik i Qeverisë së presidentit, Vladimir Putin.

“Mendoj se urdhri [për ndalim të hyrjes në Serbi] ka ardhur nga Rusia dhe unë e lidh vendimin me drejtorin e BIA-s, Aleksandar Vulin, sepse ai është i vetmi që merr këto vendime”, tha Nikitin më herët për Radion Evropa e Lirë.

Një pjesë e opozitës dhe shoqërisë cilivile publikisht kërkuan nga autoritetet që Nikitin të lejohej të hynte në Serbi dhe thanë se Vulin ka marrë këtë vendim për aktivistin kundër luftës.

Vulin është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara që nga 11 korriku, nën dyshimet për përfshirje për korrupsion, trafikim me drogë dhe për përhapjen e ndikimit rus në Serbi.

Ministria e Jashtme dhe BIA nuk i janë përgjigjur pyetjeve të REL-it se pse autoritetet ia kishin ndaluar hyrjen Nikitinit.

Sipas vendimit të marrë më 13 korrik, thuhej se ndalimi i hyrjes së aktivistit ishte bërë në bazë të Ligjit për të huajt që thotë se të huajve iu ndalohet hyrja në Serbi “nëse ndaj tyre ka masë për largim, masë për dëbim”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG