Ndërlidhjet

Pse është ngritur aktakuzë kundër Bislimit dhe tre deputetëve të Kosovës?


Pamje nga përleshja e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës.
Pamje nga përleshja e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe tre deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me përleshjen fizike të 13 korrikut në një seancë plenare në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Për çka akuzohen?

Bislimi dhe deputetët Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa dyshohen për kryeje të veprave penale “sulm”, ndërsa Beqa akuzohet edhe për “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

Ndaras, për këtë çështje penale, Prokuroria ka thënë se ekziston dyshim i bazuar që deputeti tjetër, Bekim Haxhiu e ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Pse pati përleshje?

Më 13 korrik, në sallën e Kuvendit përleshjet janë zhvilluar mes anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përleshjes i ka paraprirë një javë me akuza të ashpra rreth një audio-incizimi, në të cilin Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është dëgjuar duke pohuar se ka komunikuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.

Lexoni më shumë për përgjimet dhe shpërthimin e dhunës 👇

Partitë opozitare patën reaguar ashpër ndaj Qeverisë, pas publikimit të audio-incizimit.

Por, ky incident nuk ka qenë as i pari, as i fundit i tillë në Kuvendin e Kosovës.

Lexoni më shumë për incidentet e së kaluarës në sallën e Kuvendit 👇

Në fund të shtatorit, Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri Afrim Bunajku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë më pas edhe me tre sulmues.

Kosova ka bërë thirrje disa herë që Radoiçiq të ekstradohet nga Serbia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG