Ndërlidhjet

Tre të vdekur gjatë një aksidenti në liqenin e Badocit


Liqeni i Badocit. Fotografi nga arkivi.
Liqeni i Badocit. Fotografi nga arkivi.

Tre persona kanë humbur jetën, pasi vetura me të cilën po udhëtonin ra në liqenin e Badocit.

Policia e Kosovës tha se aksidenti ndodhi në orët e vona të së shtunës në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pas marrjes së informacionit për këtë vetaksident, Policia e Kosovës ka intervenuar.

Me ndihmën e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe ekipeve të zjarrfikësve, vetura së bashku me trupat e pajetë janë nxjerr nga liqeni i Badocit.

“Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit”, tha Sveçla.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vozisin me kujdes, me qëllim që të shmangen aksidente të tilla.

Kryeparlamenti Glauk Konjufca tha se është informuar që autoritetet përkatëse janë “angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur” atë.

Ai po ashtu bëri thirrje për kujdes të shtuar në trafik, për shkak reshjeve të shiut, që sipas tij, shtojnë rreziqet gjatë qarkullimit me automjete.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG