Ndërlidhjet

Aksident rrugor në Turqi, raportohet për 16 viktima dhe 21 të plagosur


Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë ishin në mesin e të vrarëve në aksidentin rrugor në Turqi.
Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë ishin në mesin e të vrarëve në aksidentin rrugor në Turqi.

Gjashtëmbëdhjetë njerëz humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën të shtunën në një aksident rrugor në juglindje të Turqisë ku u përfshinë një autobus, një zjarrfikëse dhe një ambulancë.

"Në total, 16 nga qytetarët tanë humbën jetën dhe 21 u plagosën .... në një aksident që përfshiu një autobus, një ekip urgjence dhe një ambulancë ... midis qyteteve të Gaziantep dhe Nizip," tha Davut Gul, guvernatori i provincës Gaziantep.

Agjencia e lajmeve DHA tha se një ambulancë, një kamion zjarrfikës dhe një autobus që transportonte gazetarë u goditën nga një autobus pasagjerësh.

"Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë janë midis të vdekurve," tha guvernatori i Gaziantepit.

Fotografi në DHA treguan pjesën e pasme të një ambulance të dëmtuar dhe mbeturinat metalike të shpërndara rreth saj.

Dy gazetarët mendohej se raportonin në emër të Agjencisë së Lajmeve “İhlas”.

Aksidenti ndodhi në orën 10:45 me orën lokale, teksa raportohet se një autobus pasagjerësh u përplas me automjetet e parkuara të shërbimit të urgjencës në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep mëngjesin e së shtunës.

Turqia ka një histori negative të sigurisë rrugore. Rreth 5.362 njerëz humbën jetën në aksidente trafiku vitin e kaluar, sipas autoriteteve turke.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG