Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit në Afganistan derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit. Autoritetet amerikane thanë se ishin të detyruar të mbyllnin përkohësisht aeroportin për të rivendosur rendin dhe për të larguar njerëzit në mënyrë që të rinisnin fluturimet.
Kaosi në aeroportin e Kabulit

1
Qindra afganë të dëshpëruar vrapojnë në pistën e aeroportit derisa një aeroplan i Forcave Ajrore të SHBA-së po përgatitet të ngrihet nga Aeroporti "Hamid Karzai" më 16 gusht. Pamjet treguan disa persona duke u kapur pas avionit dhe më pas duke rënë.

2
Gratë me fëmijët e tyre përpiqen të futen brenda Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul, Afganistan, më 16 gusht.

3
Mijëra njerëz synonin të largoheshin nga vendi.

4
Një luftëtar taliban jashtë Aeroportit Ndërkombëtar "Hamid Karzai".