Ndërlidhjet

Një mijë viktima nga tërmeti në Afganistan


Pasojat e tërmetit në Afganistan, 22 qershor, 2022.
Pasojat e tërmetit në Afganistan, 22 qershor, 2022.

Numri i viktimave prej tërmetit të fuqishëm që tronditi Afganistanin lindor në orët e para të mengjesit të 22 qershorit është rritur në pothuajse 1,000, një numër që zyrtarët afganë thanë se ka të ngjarë të rritet pasi informacionet vazhdojnë të vijnë nga fshatrat e thella malore.

"Deri më tani, informacioni që kemi është se të paktën 920 njerëz janë vrarë dhe 610 janë plagosur", tha Mawlawi Sharafuddin Muslim, zëvendësministër për menaxhimin e fatkeqësive në qeverinë talibane, gjatë një konference për shtyp në Kabul.

"Ky është informacion fillestar dhe mund të vazhdojë të rritet", u tha Muslim gazetarëve.

Afganët duke evakuuar të plagosurit nga tërmeti në provincën Paktika, në lindje të Afganistanit, 22 qershor 2022.
Afganët duke evakuuar të plagosurit nga tërmeti në provincën Paktika, në lindje të Afganistanit, 22 qershor 2022.

Tërmeti me magnitudë 6.1 ka prekur më së shumti provincat Paktika dhe Khost.

Helikopterët po përdoren në përpjekjet e shpëtimit për të arritur tek të lënduarit dhe për të transportuar furnizimet mjekësore dhe ushqime, tha Salahuddin Ayubi, një zyrtar në Ministrinë e Brendshme talebane.

"Numri i viktimave ka të ngjarë të rritet pasi disa nga fshatrat janë në zona të thella në male dhe do të duhet pak kohë për të mbledhur detaje," tha Ayubi.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti goditi rreth 46 kilometra nga qyteti juglindor i Khost, pranë kufirit me Pakistanin, në një thellësi prej 51 kilometrash.

Tërmeti ishte më vdekjeprurësi që nga viti 2002, kur një tërmet me magnitudë 6.1 vrau rreth 1000 njerëz në Afganistanin verior.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG