Ndërlidhjet

Kabul: Protestuesit i kërkojnë SHBA-së të heqë bllokadën në fonde


Zyrtarët talibanë duke patrulluar në Kabul. Fotografi nga arkivi.
Zyrtarët talibanë duke patrulluar në Kabul. Fotografi nga arkivi.

Një numër personash kanë protestuar të martën, 21 dhjetor, në Kabul, duke iu bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të heqin bllokadën në asetet bankare dhe të parandalojnë shkatërrimin e ekonomisë së Afganistanit.

Në disa materiale të publikuara në rrjetet sociale janë shfaqur qindra persona duke u endur nëpër objektin e thatë të Ambasadës amerikane në Kabul, duke mbajtur në duar mbishkrimet “Na i hiqni bllokadat në para” dhe “Le të hamë”, transmeton dpa.

Protestuesit pro-talibanëve kanë bërtitur edhe “Vdekje Amerikës”.

Për dallim nga shtypjet e protestave civile, zyrtarët talibanë kanë ofruar mbrojtje për këtë organizim.

Më shumë se 9 miliardë dollarë amerikanë të Bankës Qendrore të Afganistanit gjenden jashtë shtetit, pasi marrjes së pushtetit nga talibanët në muajin gusht.

Nga Kabuli në Shëngjin: Një shtëpi përtej detit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:05:26 0:00

Po atë muaj, janë tërhequr edhe forcat ndërkombëtare nga Afganistani.

Qeveria de fakto e talibanëve është duke u përballur me vështirësi financiare dhe nuk mundet të ofrojë shërbime bazike.

Aktualisht ekonomia e shtetit është në rënie të lirë.

Miliona afganë kanë humbur burimin kryesor të të ardhurave.

Asnjë shtet nuk e ka njohur regjimin taliban deri më tani.

Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje talibanëve që të respektojnë gratë dhe të drejtat e njeriut, si dhe të formojnë qeveri gjithëpërfshirëse, në këmbim të njohjes ndërkombëtare.

Talibanët, në anën tjetër, kanë injoruar këto kërkesa.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG