Afganëve iu rrezikohet edhe buka e gojës
Programi Botëror i Ushqimit (PBU) i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka reduktuar ndihmat ushqimore për 2 milionë afganë të tjerë këtë muaj, dhe ka paralajmëruar për një dimër “katastrofik” nëse fondet harxhohen dhe komunitetet e largëta mbeten me pak ushqime. Teksa ndihmat po zvogëlohen dhe të ardhurat e tij po bien, një baba brengoset për ushqyerjen e pesë fëmijëve të tij. (Përgatiti: Trim Haliti)