Ndërlidhjet

SHBA-ja akuzon Abramovichin për shkelje të sanksioneve


Oligarku Roman Abramovich.
Oligarku Roman Abramovich.

Autoritetet amerikane kanë ngritur akuzë ndaj biznesmenit rus, Roman Abramovich, për eksportimin e dy avionëve pa pasur licencë, ashtu siç kërkohet në bazë të sanksioneve që SHBA-ja ka vendosur ndaj Moskës në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Departamenti amerikan i Tregtisë tha më 6 qershor se Abramovich ka emëruar fëmijët e tij rusë si përfitues të entiteteve që kanë në pronësi dy avionët: Boeing 787 Dreamlines dhe avioni Gulfstream G650 ER. Por, Abramovich, sipas Departamentit të Tregtisë, ka vazhduar që të kontrollojë këto asete.

Departamenti i Drejtësisë urdhëroi sekuestrimin e dy avionëve dhe sipas dokumenteve gjyqësore thuhet se këta avionë kanë fluturuar drejt territorit rus më herët gjatë këtij viti, në kundërshtim me kontrollet e eksporteve të SHBA-së.

Akuzat vijnë teksa autoritetet amerikane po tentojnë t’iu bëjnë presion biznesmenëve të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, që ta bindin Moskën që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Abramovich personalisht nuk është sanksionuar nga SHBA-ja, por ai është sanksionuar nga Qeveria britanike dhe është detyruar që ta shesë klubin e tij të futbollit, Chelsea.

Një konsorcium i udhëhequr nga njëri nga pronarët e ekipit të bejsbollit në Los Anxhelos, javën e kaluar bleu këtë klub anglez të futbollit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG