Ndërlidhjet

Irani bën lëvizje për të shtrënguar kufizimet e abortit


Protestë në Amerikë kundër vendimit të Gjykatë Supreme, e cila shfuqizoi të drejtën për abort. Fotografi ilusturese.
Protestë në Amerikë kundër vendimit të Gjykatë Supreme, e cila shfuqizoi të drejtën për abort. Fotografi ilusturese.

Maryam i dha fund shtatzënisë dy vjet më parë duke përdorur pilula aborti.
Bashkëshorti e mbështeti atë. Çifti kanë një djalë dhe një vajzë dhe ata vendosën se nuk donin një fëmijë të tretë.

Pilulat e abortit nuk janë lehtësisht të arritshme në republikën islamike për shkak të kufizimeve të Qeverisë. Maryam mori misoprostol [pilulë aborti] përmes një farmacisti që ia kishte rekomanduar një mik.

“Isha me fat pasi e dija që pilula nuk ishte false”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Gratë që duan të bëjnë një abort në Iran shpesh mbështeten në tregun e zi për të marrë pilula aborti, të cilat mund të jenë të falsifikuara ose të skaduara dhe joefektive. Ato përdorin, gjithashtu, shërbime të fshehta të abortit nga mjekët dhe mamitë që ndonjëherë operojnë në kushte johigjienike.

Grave iraniane u kërkohen “teste të virgjërisë” para martesës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:49 0:00

Në mesin e tyre është edhe Neda, e cila nuk arriti ta përfundonte shtatzëninë me një pilulë aborti. Më pas ajo shkoi te një gjinekolog.

“Doktori më trajtoi si një kriminel dhe nuk më ofroi asnjë ndihmë”, tha ajo për të përditshmen e moderuar ‘Sharq’ në prill.

Përfundimisht, ajo tha se gjeti një mami që e ndihmoi t'i jepte fund shtatzënisë së saj të padëshiruar.

"Intervenimi do të duhej të ishte me anestezi, edhe nëse procedura zgjat vetëm 20 minuta. Pajisja ishte në trupin tim për 45 minuta dhe nuk mund ta përshkruaj dhimbjen torturuese që kam duruar”, tha ajo, duke përshkruar vuajtjet mendore dhe fizike që kaloi.

Qeveria tani po shtrëngon kufizimet e abortit, duke e bërë edhe më të vështirë për gratë që të ndërpresin shtatzënitë e padëshiruara.

Hapat po ndërmerren në përputhje me një ligj që synon rritjen e popullsisë së vendit, i cili u miratua në nëntor, pavarësisht kritikave të përhapura nga profesionistët mjekësorë, avokatët e të drejtave të grave dhe ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së.

"Përtrirja e popullsisë dhe mbështetja e familjes" vendosi kufizime të mëtejshme për abortet dhe ndaloi shpërndarjen falas të kontraceptivëve nga sistemi publik i kujdesit shëndetësor. Sipas ligjit, abortet terapeutike vendosen nga një panel i përbërë nga një gjyqtar, një mjek dhe një ekspert mjeko-ligjor që mund të rezultojë në më pak përjashtime.

Javën e kaluar, shefi i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Saber Jabbari, njoftoi se "ndihma dhe nxitja" e abortit është krim dhe se personeli mjekësor i përfshirë do të përballet me gjoba të rënda dhe ndalim të ushtrimit të profesionit si mjek.

"Nëse një [mjek] përfshihet në një abort, licenca e tij mjekësore do t'i hiqet, qoftë edhe për shkak të një aborti të vetëm të qëllimshëm", citohet të ketë thënë Sabberi për agjencinë e lajmeve ISNA.

Pas njoftimit, guvernatori i Teheranit, Mohsen Mansuri, bëri thirrje për intensifikimin e masave shtrënguese ndaj qendrave që ndihmojnë gratë të ndërpresin shtatzënitë e tyre të padëshiruara. Mansuri tha se qendra të tilla mund të gjenden lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në internet.

Ai tha se çdo vit kryhen rreth 380,000 aborte në vend, duke shtuar se shumica janë "të paligjshme dhe kriminale".

OKB-ja, duke cituar vlerësimet e Qeverisë iraniane, tha se çdo vit në vend kryhen nga 300,000 deri në 600,000 aborte.

Punonjësit shëndetësorë dhe të tjerë kanë paralajmëruar se kufizimet e reja ka të ngjarë të krijojnë komplikime shëndetësore për gratë duke kufizuar më tej qasjen e tyre në aborte të sigurta.

Sipas OKB-së, kufizimi i qasjes në abort nuk i ndalon njerëzit të kërkojnë procedurën, "vetëm e bën atë më vdekjeprurëse". Paralajmërimi u bë pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së hodhi poshtë një vendim të vitit 1973 që legalizonte abortin.

"Të dhënat tregojnë qartë se kriminalizimi i ndërprerjes së shtatzënisë nuk zvogëlon numrin e grave që përdorin abortin", paralajmëroi në nëntor një grup ekspertësh i OKB-së, përfshirë raportuesin special për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, duke bërë thirrje që ky shtet të shfuqizojë Ligjin për popullsinë.

“Në vend të kësaj, ajo i detyron gratë të rrezikojnë jetën e tyre duke iu nënshtruar procedurave klandestine dhe të pasigurta”, thanë ata.

Një grua që kishte një abort në kryeqytetin iranian rreth një dekadë më parë i tha Radios Evropa e Lirë se gjinekologu i saj e bëri atë në zyrën e tij.

"E dija që ai ishte profesionist, por isha ende i shqetësuar se diçka e keqe mund të ndodhte dhe se ai nuk do të mund të më shpëtonte vetë. Tani kur mendoj se çfarë do të duhet të kalojnë gratë për shkak të [shtrëngimit] nga kufizimet, i gjithë trupi im dridhet”, tha ajo.

Një gazetar me bazë në Teheran, e cila nuk donte të tregonte emrin, tha se gratë nga klasa e ulët ka të ngjarë të preken më shumë nga kufizimet.
"Ata nuk kanë mundësi të blejnë kontracepsion ose pilula të besueshme për abortin", tha ai.

Nahid Khodakarami, kreu i Shoqatës së Mamive të Iranit, paralajmëroi se ligji i popullsisë është i rrezikshëm dhe kundërproduktiv për shkak të rreziqeve shëndetësore që krijon për gratë.

"Duhen vetëm disa për qind të grave [që kërkojnë abort] për të marrë ilaçe të falsifikuara. Në rrethana të tilla, mundësia e humbjes së mitrës, fertilitetit dhe të gjitha llojeve të komplikimeve fizike. Në fakt, një ligj që kërkon të rrisë fertilitetin jo vetëm që nuk do të ketë sukses me këtë qasje, por mund të ketë edhe efektin e kundërt”, ka shkruar ajo.

Ajo tha se iranianet nuk mund të detyrohen të kenë më shumë fëmijë në mes të një krize të rëndë ekonomike që ka bërë që shumë njerëz të luftojnë për të përballuar jetesën.

"Si mund të mendojë një grua që nuk mund të paguajë qiranë të ketë fëmijë", pyeti ajo.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG