Ndërlidhjet

Abazoviq mohon akuzat në seancën dëgjimore shkaku i votës për Kosovën


Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mohuar akuzat se vota për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk ishte “votë kundër Serbisë”, por për për të promovuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi kishte caktuar seancë dëgjimore të Abazoviqit, lidhur me mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës – ku nga 46 shtete sa ka Këshilli i Evropës, 33 votuan për.

Kjo seancë ishte kërkuar nga deputetët e Frontit Demokratik pro-rus (DF), ata të Partisë Popullore Socialiste pro-serbe (SNP) dhe Demokratëve, me sugjerimin e kryetarit të Komisionit, Miodrag Lekiq, të cilët ishin të pakënqur me votën e Malit të Zi.

DF-ja e quajti votën si “politikë të turpshme drejt Beogradi zyrtar”, ndërsa, gjatë seancës dëgjimore, anëtarë të kësaj partie thanë se vota e Malit të Zi ishte bërë “sipas urdhrit të SHBA-së”.

Por, Abazoviq tha se Mali i Zi e kishte njoftuar Beogradin zyrtar paraprakisht për votën për anëtarësim të Kosovës dhe shtoi se të gjithë zyrtarët e qeverisë paraprakisht kishin pranuar që Mali i Zi të ketë politikë të jashtme konsistente.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të Malit të Zi, ne kemi ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente dhe jemi sjellë si të gjitha vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën”, tha Abazoviq gjatë seancën dëgjimore më 3 maj.

Ai tutje u thirr në marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se aty “shkruhet se njëri vend nuk do ta ndalë tjetrin nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”.

Sa herë u shkel Marrëveshja e Ohrit?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

“Unë i jap mbështetje të plotë liderëve të Serbisë dhe Kosovës për të gjetur një gjuhë të përbashkët së bashku me ndërmjetësit evropianë dhe palët e tjera”, tha Abazoviq.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Abazoviq theksoi se Mali i Zi do të mbështesë integrimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

Podgorica zyrtare e njohu Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, i cili u zëvendësua në gusht të vitit 2020 pas tre dekadash në pushtet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG